Drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, një denoncim të Partisë Demokratike, sipas të cilës një vendim i Komisionit të Prokurimeve Publike ndryshoi fituesin e procedurës së fundit të vitit 2026 për mirëmbajtjen e këtyre regjistrave mjekësorë, i cili fillimisht u shpall bashkimi i operatorëve në përbërje të të cilit ishte “Ovla Systems” e Fabjon Hysës, thotë se rasti në fjalë pronësinë reale nuk e ka pasur të fshehur.
Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se nga ana e SPAK janë gjetur problematika në mënyrën se si bëhen ofertat dhe se po hetohet konflikti i interesit për anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
Legjislacioni shqiptar përfshi dhe regjistrat përfitues, e kanë të kopsitur pjesën e pronarëve, emrat janë të hapur, janë aty, SPAK i ka gjetur dhe i ka thirrur. Çdo denoncim që ne bëjmë mund të ndihmojë SPAK, por nuk mund të kthehemi në gjueti shtrigash me raste që nuk mbartin asnjë lloj vlere në veçanti. Në raste të caktuara mund të dalin defekte.
Nuk ka kompani që në akte të caktuara mund të dalin pa defekte. Nuk ka procedurë që po të hysh te analiza e fondit limit, dhe të thuash se me 2 milion lekë të vjetra bëhet, siç thotë Gent Progni, unë e shoh shumë të cekët. Nga rasti në rast SPAK duhet të shohë më shumë detaje. Në dijeninë time SPAK e ka hetuar në një pjesë të rasteve këtë situatë.
Procedura i kërkon që të ketë të paktën tre oferta. Janë gjetur problematika në mënyrën e bërjes së ofertave. SPAK është disa hapa përpara edhe medias edhe PD, lidhur me paracaktimin e procedurave të paracaktuara. SPAK po ndjek anëtarët e grupit të punës së KVO, nëse ka konflikt interesi dhe nëse palët njihet paraprakisht. Megjithatë jo çdo procedurë prokurimi mbart probleme. Nga rasti në rast duhen hetuar.
Sa i takon aksesit e sistemit të të dhënave në KPP, të krijuar nga kompania e Gentian Likaj, sipas Meksit, ky është vetëm një element i vënë në dukje prej tij.
Hodha idenë se duhet shkuar më tutje, KPP është më shumë se tek person. Duhet hetuar se cila ka qenë lidhja e pengmarrësve të zotit Meçe me KPP, lidhja mund të ketë dhe me kompaninë mirëmbajtëse të sistemit.
Sa i takon rrjedhjes së të dhënave, Meksi thotë është vetëm çështje njerëzore, por keqdashje e plotë për të shkatërruar shtetin, nga aktorët që kanë pasur akses në sistem.
Le të sjellë Bashkimi Europian çdo lloj pajisje, por zgjidhja reale afatgjatë është te instrumentet humanë, si i palës shtet dhe te pala private, që kanë që nga data bazat dhe të dhënat e ndryshme që kanë të bëjnë me sigurinë. Problemi i AKSHI-t nuk është çështje mos investimesh, ka pasur fonde të mjaftueshme për sigurinë, por elementë të caktuar të strukturës.
Janë 10-15 persona të AKSHI-t të përfshirë në aferë, kanë ceduar elementët, përfshirë te pengmarrja dhe paaftësia e palëve të treta, si SPAK, për të zbardhur historinë. Nëse nuk do kishte ndodhur pengmarrja e zotit Genrod Meçe dhe mos të kishte reaguar, sot nuk do të kishim zbardhjen e çështjes. Rrjedhja e të dhënave nuk është incident, nuk dimë a ka pasur dëme, përveç cenim të interesit të shtetit, ndaj unë e kam quajtur histori shantazhi.



