Zjarri i madh i mori jetën të riut, pamjet nga brenda fabrikës ku prodhoheshin skafe në Durrës

spot_img
Advertisements

Dalin pamjet nga fabrika e prodhimit të skafeve në Fllakë të Durrësit ku shihen pasojat e rënda të zjarrit tragjik që i mori jetën një punonjësi të huaj dhe la të plagosur një tjetër.

Për pasojë ka ndërruar jetë dyshohet nga asfiksia shtetasi Omar Faruk, rreth 25 vjeç, nga Bangladeshi, ndërsa shtetasi tjetër, Ch. Ch., rreth 30 vjeç, nga Kenia, po merr ndihmë mjekësore në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00, në ambientet e magazinave të subjektit me administrator shtetasin S. M., në zonën e Fllakës, në Sektor Rinia.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi në ambientin e kuzhinës, ku punonjësit e huaj jo vetëm gatuanin, por edhe flinin. Në momentin e shpërthimit, ata ndodheshin në gjumë.

Për pasojë, një i ri ka humbur jetën nga asfiksia, ndërsa një tjetër është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Pamjet nga vendngjarja tregojnë se ambienti është shkrumbuar pothuajse plotësisht nga flakët.

spot_img

Latest articles

Related articles