Ambasadori i dëgjuar nga Trump: SHBA ka organizuar 93 grushte shteti… dhe të gjitha kanë dështuar!

spot_img
Advertisements

Nëse dikush kërkon një version “for dummies” të Strategjisë së re për Sigurinë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, nuk ka nevojë të lexojë dokumentin e gjatë në Uashington. Mjafton të dëgjojë fjalët e fundit të Thomas “Tom” Barrack, ambasadori amerikan në Turqi dhe i dërguari i posaçëm i Donald Trump për Sirinë, një biznesmen i fuqishëm, mik personal i Trump dhe shpëtimtari financiar i Jared Kushnerit, dhëndrit të presidentit.

Barrack nuk është vetëm një nga milionerët që rrethojnë Trumpin. Ai është gjithashtu një “njohës” i vjetër i botës arabe dhe petromonarkive të Gjirit Persik, ku ka bërë miliarda përmes investimeve. Por së fundmi, ai ka vendosur të flasë hapur dhe pa diplomaci: “Ndryshimet e regjimeve nuk kanë funksionuar kurrë. Që nga viti 1946, SHBA ka ndërhyrë në 93 raste për të ndryshuar qeveri, të gjitha kanë rezultuar në dështim”.

Deklarata e Barrack nuk është një lapsus. Ajo përkon pikërisht me riorientimin strategjik që po ndërmerr Uashingtoni: fundi i aventurave ushtarake të shtrenjta dhe pa rezultat, dhe fillimi i një epoke të re të “marrëveshjeve” ekonomike e gjeopolitike. Amerikanët nuk janë më të gatshëm të ndërhyjnë si “kaubojt” në çdo krizë rajonale. Nëse ndërhyjnë, e bëjnë për të mbrojtur interesat e tyre, energjinë, teknologjinë dhe influencën ekonomike.

Kjo shpjegon edhe “dashurinë” e Donald Trump për traktatet e paqes: ndërmjetësimi mes Azerbajxhanit dhe Armenisë (me SHBA që merr nën kontroll korridorin strategjik të Zangezurit për 100 vjet), nisma për paqe mes Indisë dhe Pakistanit (me interes në tregtinë që përfshin Kinën) dhe përpjekja për të sjellë bashkë udhëheqësit e Kongos dhe Ruandës në një tryezë të mbuluar me… minerale të vlefshme.

Ky orientim i ri ndan botën në dy pjesë: me të vegjlit, Amerika flet në gjuhën e biznesit dhe dollarit. Me të mëdhenjtë, si Rusia dhe Kina, në gjuhën e diplomacisë së lartë dhe negociatave të fuqisë. Europa? As që përmendet. Në syrin e Trump, ajo është burokratike, parazitare dhe e dobët. Në këtë lojë të madhe, Europa mbetet spektatore, as e dashuruar, as e respektuar.

Tani që SHBA po tërhiqet realisht, janë pikërisht ata europianë që dikur talleshin me paralajmërimet për një politikë të jashtme të pavarur dhe një mbrojtje autonome, që bërtasin më shumë. Po flasin për “tradhti”, për “ndarje perëndimore”, por harrojnë se janë po ata që mbështetën pushtimin e Irakut, që ndihmuan në shkatërrimin e Libisë, që kontrolluan ushtarakisht pjesë të Afrikës, dhe që heshtën (ose bashkëpunuan) në masakrën e palestinezëve.

Kur kancelari gjerman Friedrich Merz thotë pa turp se “Izraeli po bën punën e pistë për ne”, nuk jemi përballë vetëm cinizmit amerikan. Jemi përballë një gare ku edhe Europa ka luajtur rolin e vet të errët. /Përshtatur nga “Inside Over”

Latest articles

Related articles