Dy të rinj shqiptarë, Samira Xhaferi (27) dhe Albi Çela (30), të fejuar, humbën jetën në një aksident automobilistik në Cleveland, Ohio.
Samira ishte studente e doktoraturës, ndërsa Albi pranë përfundimit të studimeve në drejtësi. Sipas familjarëve, ata njiheshin për mirësinë, përkushtimin dhe ëndrrat që po ndërtonin së bashku.
Është hapur një GoFundMe për transportimin e trupave në Shqipëri dhe mbulimin e shpenzimeve të varrimit.
Linku i ndihmës: https://gofund.me/ca9dfbd3f
Çdo ndihmë, pavarësisht shumës, është shumë e vlefshme për familjet në këtë moment të rëndë.
Ngushëllime të sinqerta familjes!


