Basha demaskon mashtrimet e Berishës: Ke humbur çdo pikë dinjiteti, shpërndan mashtrime të ndryra

spot_img

Kreu i PD -Demokratët Euroatlantikë Lulzim Basha ka përgënjeshtruar akuzat në mediat pranë Sali Berishës për lidhjen të gruas së Lulzim Bashës me fondet e USAID.

KOMUNIKIMI

Organizata e Sali Berishës ka shpërndarë sot një tjetër mashtrim në lidhje me familjen time.

Së pari, bashkëshortja ime nuk ka punuar kurrë dhe as nuk punon për East West Management Institute.

Ajo ka punuar për organizatën hollandeze East-West Parliamentary Practice Project, e cila financohet tërësisht nga qeveria hollandeze dhe BE, dhe nuk është financuar asnjëherë nga qeveria apo ndonjë organizatë amerikane.

Sali Berisha e ka humbur çdo pikë dinjiteti, duke shpërndarë mashtrime të ulëta, ndërkohë që e di shumë mirë se ai dhe zyrtarët e PD-së, në ditët e saj të vështira, kanë qenë përfituesit kryesorë nga organizata e drejtuar nga bashkëshortja ime.

Organizata e Sali Berishës duhet të bëjë transparencë mbi financimet e saj në rradhë të parë, ndërsa halli i Berishës dhe familjes së tij nuk zgjidhet me mashtrimet e ndyra që ai përhap përmes audioparlantëve të tij.

Shqipëria meriton më shumë🇦🇱

Latest articles

Related articles