Prof. Jupi: Institucionet e Arsimit të Lartë sfidë për transparencë e autonomi shkëncore

spot_img
Advertisements

Sot nis viti i ri akademik për mijëra studentë, ku më shumë se 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në në auditorët e universitetit. Prof. Taulanda Jupi përmes një komunikimi publik ka gjetur rastin të shprehet edhe për aspektet që prekin Arsimin e lartë në vend. “Transparenca, meritokracia dhe mbështetja për kërkimin shkencor, rritja e financimit dhe një menaxhim i mirë i universiteteve, janë çelësat për përmirësimin e sistemit të arsimit të lartë në Shqipëri” – shkruan prof. Jupi.

E PLOTË

Kapitali njerëzor, veçanërisht të rinjtë janë pasuria më e çmuar e një kombi. Largimi i trurit, largimi i të rinjve të talentuar është një kërcënim serioz për të ardhmen e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit. Nxjerrja e një numri të madh të rinjsh të talentuar jashtë Shqipërisë tregon qartësisht dështimin e reformave për të krijuar një mjedis ku të rinjtë ndihen të vlerësuar dhe të motivuar për të kontribuar në vendin e tyre.

Institucionet e Arsimit të Lartë në Shqipëri edhe këtë vit të ri akademik do të përballen sërish me sfida të cilat vendosin në udhëkryq cilësinë e procesit akademik, të ardhmen e univesiteteteve, sidomos atyre publike, mbylljen e një numri të konsiderueshëm të programeve veçanërisht në shkencat humane.
Në dekadat e fundit, pavarësisht premtimeve për reforma të thella, problemet në këtë sektor janë thelluar. Një ndër këto sfida kryesore është largimi masiv i studentëve drejt vendeve të huaja për një arsim më të mirë dhe mundësi më të mira jetese, që përbën një alarm për të ardhmen e vendit.

Një aspekt i rëndësishëm i dështimit të politikave në arsimin e lartë është mungesa e mbështetjes për kërkimin shkencor. Universitetet shqiptare, me një buxhet të kufizuar, nuk janë në gjendje të krijojnë kushte për të inkurajuar inovacionin dhe kërkimin shkencor. Në mungesë të investimeve serioze në këto fusha, Shqipëria ka mbetur pas në prodhimin e dijeve dhe në kontributin e saj në shkencë dhe teknologji, duke u bërë gjithnjë e më shumë e varur nga njohuritë dhe teknologjitë e importuara.

Përpjekjet për arnime të vazhdueshme në mungesë të vullnetit politik për zhvillim të qëndrueshën në sisemin e arsimit të lartë, mbulojnë dështimin por nuk zgjidhin problemin.

Projektligji i ri i dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë përmes të cilit synohet riorganzimi i sistemit dhe kërkimit shkencor në vend, parashikon krijimin e një ministrie të posaçme, e cila do jetë përgjegjëse për shkencën dhe kërkimin shkencor, shtrin duart e pushtetit socialist edhe në universitete e institucione të arsimit të lartë, centralizon vendimmarrjen mbi kërkimin shkencor duke shkelur pavarësinë dhe lirinë akademike të këtyre institucioneve.

Transparenca, meritokracia dhe mbështetja për kërkimin shkencor, rritja e financimit dhe një menaxhim i mirë i universiteteve, janë çelësat për përmirësimin e sistemit të arsimit të lartë në Shqipëri. Vetëm përmes investimeve të qëndrueshme dhe krijimit të një mjedisi që inkurajon talentet të qëndrojnë dhe të kontribuojnë në vend, Shqipëria mund të përmbushë potencialin e saj dhe të përparojë drejt një shoqërie më të drejtë dhe më të zhvilluar.

Latest articles

Related articles