Pas përzgjedhjes së Ilir Prodës si kryepolic, ditën e sotme është përzgjedhur edhe zëvëndësuesi i tij në Elbasan. Përkohësisht, Ulian Shpataraku do të zëvëndësojë Prodën në krye të Policisë së Elbasanit. Shpataraku aktualisht po mban detyrën e shefit të sektorit për hetimin e narkotikëve dhe trafiqeve.
Ai do e mbajë këtë detyrë deri në përzgjedhjen e drejtorit të ri të DVP Elbasan përmes një konkursi që do të hapet së shpejti. Por drejtori i ri i Policisë së Elbasanit nuk është edhe një emër aq i panjohur pasi në vitin 2023, ai u pezullua përkohësisht nga detyra nga drejtoria Rajonale e AMP-së Elbasan-Korçë pasi shoqëroi dhe më pas liroi një të shpallur në kërkim.


