Dy vite më parë u nda e papritur nga jeta Dr. Luan Nikollarit, kolonel dhe mik i të gjithë ushtarakëve, por jo vetëm.
Që prej vitit 2013, Nikollari kishte ushtruar detyrën e Shefit të Shërbimit të Statistikës në Spitalin Universitar të Traumës.
Që prej vitit 1995 deri në 2003, ai i kushtoi rëndësi të veçantë “Strategjisë dhe Parandalimit të HIV/AIDS, në forcat Ushtarake në vendet e NATO-s dhe vendet e Evropës Juglindore, gjithashtu edhe “Strategjisë Kombëtare për parandalimin e HIV/AIDS ne Shqipëri”-ISHP, si bashkautor në përpilimin e tezës.
Dr. Luan Nikollari do të kujtohet në çdo detyrë ku ka kontribuar si shembull i korrektesës dhe saktësisë profesionale. I njohur nga kolegët si një njeri i përkushtuar ndaj punës dhe ecurisë së saj përballë çdo vështirësie. Një njeri i cili në zyrën e tij ruante imazhet e të gjithë kolegëve që kanë kontribuar për rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor në Spitalin Universitar të Traumës, e fliste përherë me krenari e pastërti për kolegët e tij.
Ndarja nga jeta e Dr.Luan Nikollarit ishte një humbje e madhe për familjen e tij, të afërmit, kolegët dhe miqtë, sidomos për stafin e Shërbimit të Statistikës, por jo vetëm. I paharruar kujtimi juaj doktor.



