Deklaratat e Ramës për situatën në veri, Çollaku: Duhet të qartësosh qëndrimet e tua për Kosovën

spot_img
Advertisements

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshink Çollaku nga foltorja e Kuvendit foli për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me situatën në veri të Kosovës dhe sulmin e 24 shtatorit nga një grup terrorist serb, ku për pasojë humbi jetën efektivi i policisë Afrim Bunjaku.

Teksa po rendiste deklaratat e Ramës, Çollaku u shpreh se shqiptarëve u lindin dyshime ose pyetje në lidhje me ndarjen dhe shkëmbimeve të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në rast se do të kisha bërë një bilanc për këtë temë për çështjen e Kosovësm për bilancet politike midis meje, nesh dhe jush, raporti do të ishte shumë zhvendosur në favor tonin. Nuk jam këtu për këtë. Ju mbase se kujtoni, po për mua mbase ka qenë gjëja më e rëndësishme në këtë parlament. Fjala ime e parë në këtë sallë në ditën e parë të miratimit të qeverisë tuaj, ju kam kërkuar 2 gjëra: tërheqjen nga “Open Balkan” dhe ndalimin e marrëdhënieve disproporcionale me Serbinë dhe presidentin Vuçiç. Keni gati një muaj e gjysmë që jeni tërhequr nga Open Balkan, vetëm e kam përshëndetur, nuk më keni dëgjuar këtu të vij të rah gjoksin të them kisha të drejtë apo ju e kishit gabim. Kur krzeni një akt të mirë, nuk kam asnjë kompleks t’iu përshëndes për atë që kryeni. Por motivi pse ju kam thirrur në këtë interpelancë sot, mendoj që shkon përtej betejave politike, nuk jam këtu as t’iu shaj, fyej as të stimulojë asnjë lloj sensibiliteti, por mendoj se ky parlament sidomos opinioni ka të drejtë të sqarohet për disa akte, deklarime, qëndrime, tuaja, të qeverisë tuaj në raport me Kosovën dhe situatën në veri të saj.

Latest articles

Related articles