Çmimet e fruta-perimeve rriten me 24 %, Oligarkët e importeve fitime miliona euro

spot_img
Advertisements

Prodhimet e vendit po mbarojnë, teksa numri ende i lartë i turistëve po mban konsumin në nivele të larta. Pas dy muaj frenimi çmimet e zarzavateve dhe patateve pësuan rritje vjetore me 24 për qind në shtator, raportoi INSTAT.

Në të gjithë shportën e mallrave që përbëjnë konsumin e familjeve shqiptare çmimet e zarzavateve dhe patateve pësuan rritjen më të lartë.

Rritja e tyre po kërcënon buxhetin e familjeve, pasi janë produkti kryesor i shportës. Burimet nga tregu i pakicës pohuan se, prodhimi vendas është i pamjaftueshëm sidomos për qepë dhe patate. Në qershor rritja e çmimeve në këtë grup nisi të zbutej nga hyrja në treg e prodhimeve të sezonit, por ato nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar konsumin e vjeshtës dhe dimrit.

Gjetja e furnizimeve po vështirësohet dhe importi po mbulon pjesërisht konsumin e patates dhe karotës.

Çmimet e zarzavateve kanë shënuar rritje jo të zakontë këtë vit edhe pse sezoni bujqësor është ende në kulmin e tij.

Tregtarët pohojnë se tre janë faktorët që po diktojnë çmimet në këtë grup, eksporti, pengesat në prodhim dhe numri i lartë i turistëve.

Ndryshimet e klimës krijuan vështirësi në prodhimet bujqësore në BE këtë vit. Për pasojë, shumë prodhime, si domatja, bostani, patatja etj, të aksesojnë tregje të vendeve të zhvilluara si Italia e Gjermania.

Thatësira në disa vende dhe përmbytjet në disa të tjera të Europës, si rrjedhojë ndryshime klimatike nga fenomeni “El Nino”, kanë dëmtuar prodhimin në disa kultura bujqësore që po shiten me çmime me të larta.

Latest articles

Related articles