Bllokohet kryqëzimi në Tiranë, studentët e mjekësisë këndojnë Himnin Kombëtar!

spot_img
Advertisements

Studentët e Universitetit të Mjekësisë gjatë marshimit për kundërshtimin e ligjit, kanë bllokuar kryqëzimin e 9-katsheve. Ajo që ka rënë në sy, është që studentët janë ulur dhe më pas kanë kënduar Himnin Kombëtar.

Në pamje shihet tek studentët bëjnë thirrje ndaj qytetarëve që të bashkohen në protestë nëpërmjet himnit që e shoqërojnë me flamurin kombëtar. Gjatë bllokimit të kryqëzimit shoferë të shumtë kanë mbështetur protestën duke i rënë borieve në shenjë solidarizimi.

Pse po protestojnë studentët e mjekësisë?

Për dy javë rresht, dhjetëra studentë të mjekësisë kanë bojkotuar mësimin, duke protestuar para Universitetit të tyre si dhe para Kuvendit, ndërsa sot janë zhvendosur para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar anulimin e një projekt-ligji, që parashikon punësimin e tyre të detyruar deri në 5 vjet pas përfundimit të studimeve. Projekt-ligji u kërkon studentëve të mjekësisë që të nënshkruajnë një marrëveshje, sipas të cilës, ata do ta tërheqin diplomën e studimeve pas një punësimi 5-vjeçar në sistemin shëndetësor shqiptar. Por studentët deklaruan gjatë protestës, që nëse nisma nuk anullohet, ata do të bojkotojnë vitin akademik. Projekt-ligji parashikon një marrëveshje me studentët e Mjekësisë, që ata të punojnë deri në 5 vite brenda vendit pas përfundimit të studimeve, në sektorin publik dhe atë privat. Edhe diplomën ata mund ta marrin vetëm pas punësimit 5 vite në sistemin shëndetësor shqiptar pas mbarimit të studimeve

Latest articles

Related articles