Sali Berisha i tha Oerd Bylykbashit dhe Albana Vokshit në konferencë për shtyp se, “Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, nuk ka pluralizëm parlamentar. Ne do t’i mbrojmë ato.”
Në këtë mënyrë, ish lideri historik i PD Sali Berisha ka përcaktuar në axhendë mundësinë për të bojkotuar zgjedhjet kurdoqofshin.
Nuk e ka për herë të parë. Në dhjetor të 2018 ishte i pari që hodhi në treg idenë djegies së mandateve të deputetëve që u votuar në shkurt të 2019. Më pas imponoi bojkotimin e zgjedhjeve lokale duke lënë shkretë fushën edhe për 4 vite të tjera.
Sali Berisha nuk do të fitojë më asgjë. Ai m kërkon të shtyjë kohën biologjike derisa të kthjellohet fati i familjes së tij. Ai është izoluar nga Edi Rama në një trekëndësh Kuvend, zyra e selisë dhe shtëpia pak më tutje.
Kryeministri Edi Rama iu thotë ndërkombëtarëve posaçërisht amerikanëve se Berisha është qetësuar, izoluar dhe i dërrmuar. Për ta konkretizuar këtë Piktori iu bën interlekutorëve intenerarin e lëvizjes fizike të Doktorit në një A4. E cilëson si luan të lodhur në Perëndim të ditëve të tij që uluret për të larguar mizat nga trupi i tij.
Merren vesh shumë mirë me njëri-tjetrin. I jep kohë televizive për ti ledhatuar sedrën dhe koordinuar veprimet. Këtë tha edhe Meta i shqetësuar ditën e sotme. “Kompromis i heshtur” tha ish presidenti Metaj. Kompromisi nuk është hiç i heshtur është 64 kate, me resorte në Gjirin e Lalzit.


