Ka filluar punë “skema” e Edi Ramës dhe të tjerëve të abrazojnë çdo lëvizje politike në vend.
Skemaxhijtë e tij përhapin llafe nëpër Tiranë e gjithë Shqipëri “Kot e ka Basha”, “Për çfarë i duhen takimet, dëgjesa, ankesat”, “ai ska asgjë në dorë për çfarë i takon”, “se ngre dot më PD”, “është e fortë Saliu”.
Të gjitha këto teza janë bërë në një zyrë dhe shpërndahen vertikalisht dhe horizontalisht.
Agjencitë e memeve janë kthyer në punë. Call center i Edi Ramës tek kati i dytë i pallatit të kongreseve dhe i Saliut tek Astir janë në sikron: “lulushi”, “u zgjua nga gjumi ky”, “lulbrava”, “lulpengu”, etj. Shikoni komentet.
Miliona euro përdoren për të goditur Lulzim Bashën prej 1 dekade. Është politikani më i goditur në 30 vite. Nuk kanë lënë gjë pa i thënë, pa shkruar dhe pa trilluar. Domosdo edhe dëmi ka qenë i madh. PD është shkalafitur nga jashtë dhe nga brenda. Sidomos nga brenda me oportunist, qylaxhinj dhe intrigantë impotentë.
Nuk ia fal Edi Rama që është në këmbë Lulzim Basha. Nuk ia fal Meta që e ka përballë. Nuk ia fal Berisha që nuk e ka më në krah. Janë bërë të 3 bashkë për ta gjunjëzuar deri në lodhje permanente.
Dhe më e bukura është që Lulzim Basha nuk ka qenë 1 ditë kryeministër si Rama, Berisha dhe Meta.
Ai po bën një besëlidhje me demokratët dhe qytetarët për një tjetër gjë. Nuk është gjëja e Ramës me Rilindjes, nuk gjëja e Berishës me Foltore, nuk është gjëja e Metës me integrim. Është gjëja e Bashës. S
Gjëja e Bashës prish status quonë 30 vjeçare. Prish folenë e vezëve të gjarprit të Ramiz Alisë. Prish skemën e Sigurimit për demokracinë e kontrolluar. Prish pandeshkueshmërinë 30 vjeçare të politikës.


