Edi Paloka, deputet i Sali Berishës ka qenë i ftuar në emisionin “Breaking” me Fiori Dardha në Top News.
Paloka komentoi edhe kohën e bashkëpunimit me Bashën duke thënë se do ta hiqte nga CV kete periudhë.
“Kam qenë nenkryetar i PD dhe besoj se kaq pak e kam e kam fituar vetë. Nuk ma ka dhënë Basha, kam nja 30 vjet, jam themelues i asaj partie. Kam bërë vetëm sakrifica për atë parti. Skam marrë kurrë privilegje. Që kam qenë nënkryetar dhe për shaka, po ju them kam vendosur ta heqë nga CV-ja që kam qenë kryetar me shpresën që do e harrojnë njerëzit pikërisht që kam qenë nënkryetar me Lulzim Bashën”


