Abuzoi me fondet, arrestohet ish-nënkryetari i bashkisë së Librazhdit Andri Çota

spot_img
Advertisements

Ish-nënkryetari i Bashkisë Librazhd, njëherësh dhe ish- administrator i ekipit Sopoti Andri Çota ka rënë në prangat e policisë. Hetimet disa mujore kanë konstatuar se Çota ka shpërdoruar detyrën si administrator i ekipit të Sopotit, të cilin e drejtoi për 8-vite. Ish zyrtari i lartë akuzohet se e ka trajtuar si pronë private ekipin “Sopoti” dhe fondet që ka dhënë Bashkia.

Mësohet se ka qenë një denoncim i kryer në polici nga sekretari i përgjithshëm në bashki shtetasi B.P që ka vënë në lëvizje policinë e Librazhdit dhe Elbasanit. Shtetasi B.P. ka deklaruar në polici se Z.Çota administron një faqe në facebook me emrin Librazhdi Meme, të cilin sipas tij e përdor për qëllime dashakeqe ,duke kaluar në ofendine dhe sharje personale,duke mos kursyer as familjen. Denoncuesi pretendon se Çota nëpërmet këtij rrjeti social ka tentuar të denigrojë edhe figurën e tij. Kaq ka mjaftuar që togat blu të nisin një hetim të mirëfilltë dhe të zbulojnë disa nga shkeljet e ish zyrtarit të lartë.

Latest articles

Related articles