Shteti i Oligarkëve!

spot_img
Advertisements

Paligjshmëria e biznesmenëve që bëhet në sy të institucioneve nuk ndëshkohet, ndërsa qytetarët e thjeshtë në Shqipëri janë ndëshkuar edhe për meremetime, dhe kanë mbetur të pastrehë e nuk janë lejuar të vendosi qoftë edhe një tullë pa leje, kurse kullat mbeten të paprekshme. Qeveria edhe pse në asnjë moment nuk ka bërë transparencë se çfarë po ndodh me këto ndërtime që përderisa janë të konfiskuara janë pronë e shtetit, e më konkretisht në varësi të Ministrisë së Financave, vijon të hesht përballë këtij abuzimi që po bëhet.

Më 9 shtator të vitit të kaluar Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit i propozoi Këshillit Kombëtar i Territorit, konfiskimin e një ndërtimi pa leje të bërë në një nga zonat më të mira dhe më të kushtueshme në Tiranë me ndërtues biznesmenin Pëllumb Salillari.

Objekti në fjalë ishte godinë banimi dhe shërbimi 2,4 dhe 6 kat, me 2-5 kat parkim dhe shërbime nën tokë, me vendodhje pranë liqenit të thatë, dhe ishte ndërtuar në tejkalim të lejes ndërtimore me 10%.

Vendimi për këtë konfiskim u njoftua nga ministri i Brendshëm aso kohe Bledi Çuçi i cili shprehej se biznesmeni Pëllumb Salillari, kishte dy opsione për këtë ndërtim pa leje, ose ta parableje ndërtimin ose ta dhurojë.

Kompania Salillari e kundërshtoi këtë vendim konfiskimi edhe në gjykatë me argumentin se kishte apartamente të shitura, por që e humbi gjyqin. Praktikisht godina tek Kopshti Zoologjik është nën kompetencat e Financave si autoritet përfitues i konfiskimeve të bëra, siç specifikohet edhe në ligjin e hartuar vetëm në funksion të këtij procesi.

Praktikisht kompania private që ka marrë me dhjetëra tendera, e miliona euro publike për kontrata të ndryshme, tanimë është edhe mbi vendimet dhe ligjet e shtetit shqiptar. Pikëpyetja që ngrihet është- “As tani nuk e shikon qeveria abuzimin që po ndodh përpara syve të të gjithë institucioneve?”

Latest articles

Related articles