Endri Hasa, anëtar i kryesisë së PD foli për situatën ku ndodhet forca e tij politike dhe tha se Berisha mashtroi demokratët se do bënte revolucion.
“Partia Demokratike kaloi një 2 vjeçar të vështirë nga individë për çështje personale. Nuk është partia pronë e grupit. Berisha për 6 muaj mashtroi demokratët se do bënte revolucion.
Trekëndëshi i Bermudës kërkon ti fusë shkopa në rrotë partisë Demokratike”, tha ndër të tjera Hasa.


