Vodhën 9000 euro në zyrën e avokatisë, pranga autorëve

spot_img
Advertisements

Policia e Tiranës njoftoi sot se ka arrestuar autorët e dyshuar të vjedhjes së kasafortës së një avokati.

Policia njofton se janë sekuestruar 30 mijë euro, një automjet, veshje dhe mjete (kaçavida, dalta) që autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë vjedhjes.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas njoftimit të marrë se në një zyrë, disa shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një shumë parash, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorëve të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Office””, njofton policia.

“Në kuadër të tij u shpallën në kërkim shtetasit: E. (F). L., 40 vjeç, A. Rr., 51 vjeç, dhe E. Rr. (N)., 42 vjeçe, të tre banues në Tiranë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, më datë 28.08.2023, kanë vjedhur 9000 euro, në kasafortën e një zyre avokatie. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. Rr., shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 30 mijë euro të dyshuara të vjedhura, një automjet, veshje dhe mjete (kaçavida, dalta) që autorët i kanë përdorur gjatë vjedhjes”, vijon njoftimi.

Në kuadër të operacionit “Office” u shpallën në kërkim shtetasit Elton(Fatjon) Lika, Armalind Rrokaj, Eljona Rrokaj (Nelaj). Zyra e avokatisë e cila ka rënë pre e grabitjës i përket avokatit të njohur Baftjar Rusit.

Latest articles

Related articles