Nga ndryshimet në qeveri tek organizimi, zbulohet se çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen e Asamblesë së PS

spot_img
Advertisements

Gazetarja Eksiola Shehu zbardhi më shumë detaje mbi mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste që do të mbahet pasditen e datës 4 shtator, në orën 16:30.

“Kjo mbledhje vjen në harkun kohor shumë të shkurtër që nga mbledhja e 26 korrikut, për shkak se do të jetë Asambleja e PS-së ajo që do të thërrasë kongresin, që pritet të mbahet në fund të shtatorit apo në javën e parë të tetorit. Është ky tagri i Asamblesë së PS-së që do të bëjë me dije datën se kur socialistët mund të mblidhen për sa i takon kongresit të jashtëzakonshëm i cili do zgjedhë 9 sekretarët e rinj të PS-së bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të cilët kryeministri Rama i shkarkoi në mbledhjen e 26 korrikut”, tha gazetarja Shehu.

Nga ana tjetër, Shehu theksoi se përveç zhvillimeve brenda strukturave të PS-së, një element tjetër i rëndësishëm është dhe ajo për sa u takon ndryshimeve në qeveri të kabinetit 3.

“Gjatë një konference për mediat, Rama bëri me dije se për sa u takon ndryshimeve në qeveri, do të mblidhet Asambleja e PS-së. Për më shumë pasditja e së hënës do të konfirmojë nëse do të kemi ndryshime apo jo”, tha Shehu.

Latest articles

Related articles