Hyri të ndante sherrin, vritet 23-vjeçari shqiptar në Itali, goditet me shtizë nga algjeriani

spot_img
Advertisements

ITALI- Vritet në Sirolo, në provincën e Ankonës shqiptari Klajdi Bitri, një punëtor 23-vjeçar, i cili humbi jetën duke mbrojtur një shokun e tij pas një mosmarrëveshjeje në rrugë. Vrasësi i cili ishte arratisur me një makinë të errët u ndalua nga karabinierët e stacionit Falconara pak para orës 21. Ai është një 30-vjeçar algjerian me banim në provincën e Ankonës.

Ngjarja ndodhën në via Cilea, pikërisht në qendër, përpara syve të shumë kalimtarëve që ktheheshin nga deti.

Çfarë ndodhi?

I riu shqiptar mbrojti një shokun e tij. Sulmuesi ka vepruar sepse makina përpara tij po shkonte shumë ngadalë pranë një rrethrrotullimi.

Në atë moment ai dyshohet se doli nga një mjet tip ‘Polo’ e bardhë, me sa duket e drejtuar nga një grua, dhe filloi të dhunonte shoferin, një baba që po udhëtonte me gruan dhe fëmijët e tij të vegjël. Në mbrojtje të tij ka ndërhyrë 23-vjeçari, i cili i ka ndarë. Por sulmuesi u kthye duke marrë një shtizë peshkimi nga bagazhi duke e gjuajtur e duke lënë të vdekur shqiptarin.

Latest articles

Related articles