Akademiku Fuga për darkën e Micotaqis: Presidenti Begaj nuk mund të përdorej si Kalë Troje

spot_img
Advertisements

Akademiku Artan Fuga e ka cilësuar të drejtë refuzimin e Presidentit të Republikës Bajram Begaj për të marrë pjesë në darkën e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis me liderët e Ballkanit Perëndimor në Athinë.

Në një shënim në “Facebook”, Fuga analizon çështjen dhe arsyet e qëndrimit të palës shqiptare lidhur me këtë samit ku do të marrin pjesë dhe Von der Leyen dhe Charls Michel.

Për Fugën, Presidenti Bajram Begaj bëri shumë mirë që nuk vajti në Athinë sonte, pasi ftesa ishte me spec.

Sipas tij, ftesa greke kërkonte që të anashkalonte kryeministrin shqiptar dhe duke mos e pranuar ftesën për zotin Begaj, e bën që Presidenti të mos përdoret si Kalë Troje, pra si mjet për të evituar kryeministrin shqiptar.

Latest articles

Related articles