Zëdhënësja e Partisë demokratike, Mirela Karabina në një deklaratë për mediat ka ripërsëritur kërkesën për dorëheqjen të anëtares së KLP-së, Nurihan Meta, pasi djali i saj Rei Meta goditi për vdekje 55-vjeçarin, Armando Meshau në Vlorë.
Karabina i bën thirrje Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë që të bëj hetim sa më të shpejtë për këtë çështje pasi dhe ndjeshmëria e publikut është shumë e lartë mbi zbardhjen e të vërtetës dhe vendosjen para përgjegjësisë të të gjithë atyre që shkelin ligjin


