Drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, thotë se nga hetimet për çështjen e Zvërnecit priten zhvillime të reja.
Hetimi për Zvërnecin është në hapat e parë, sipas burimeve të ditës së sotme, priten dhe zhvillime të rëndësishme dhe do i lëmë pak kohë. Është një hetim që ka të bëjë me çështjen e pronësisë. Është një çështje ekskluzivisht e drejtësisë shqiptare.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se protesta është shprehje e mërzisë ndaj sistemit.
Në këto dy tre ditët e fundit ka patur reagime të buta në rrjetet sociale, pati sot reagimin e Bernie Sanders. Nuk është ndonjë kënaqësi përtej faktit që Komisioni Europian e bëri reagimin për MCN TV, e bëri në formë shumë të kujdesshme.
Një ndër detajet që binte në sy është se çështja është në SPAK. Çështja e protestave të nëntë ditëve të para ka vëmendje si të BE dhe të institucioneve të tjera dhe palëve të treta.
Krijon një stres pranë qeverisë aktuale, në sensin që përtej interesave me SHBA që Shqipëria ka ushqyer për një periudhë të gjatë dhe i ka prioritare, ne nuk duam të integrohemi në SHBA, por në BE. A do ndikonte situata në krijimin e një ngërçi serioz me BE, nuk besoj.
Reagimi i Kryeministrit është në koherencë me stilin që Kryeministri Rama ka patur ndër vite, ku provokon dhe turmat dhe palët e treta. Ndoshta fsheh disa aspekte të tjera të kësaj çështje.
Një element stresi kjo protestë ka krijuar, se nuk është diçka indiferente, është me shumë shanse një risi në panoramën politike shqiptare. Është paqësore si protestë, është heterogjene, ka palë nga më të ndryshmet.
Nuk gjykoj përtej imazhit dhe që protesta mund të bëjë dëme të tjera. Është një mërzitje që nuk synon një tek ligj apo VKM, por targeton në shkallë më të gjerë një situatë të krijuar prej 13-14 vitesh që ka të bëjë me sistemin në tërësi.
Nuk shoh fund të drejtpërdrejtë politik të saj, siç do ishte rasti i qeverisë teknike apo dorëheqjes. Ka shumë pak debat mbi projektin në vetvete, ka shumë pak informacion. Qeveria teknike dhe dorëheqja nuk më bën sens nga protesta.
Duke folur për situatën në Rrjoll, Meksi shtoi se është i ngjashëm me Zvërnecin për shkak të debateve mbi pronën.
Por sipas tij, me një gjë të tillë duhet të mësohemi, pasi investime të këtyre përmasave është normale që të bëhen nga biznesmenët më të mëdhenj të Shqipërisë.



