Zjarri i madh i mori jetën të riut, pamjet nga brenda fabrikës ku prodhoheshin skafe në Durrës

spot_img
Advertisements

Dalin pamjet nga fabrika e prodhimit të skafeve në Fllakë të Durrësit ku shihen pasojat e rënda të zjarrit tragjik që i mori jetën një punonjësi të huaj dhe la të plagosur një tjetër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00, në ambientet e magazinave të subjektit me administrator shtetasin S. M., në zonën e Fllakës, në Sektor Rinia.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi në ambientin e kuzhinës, ku punonjësit e huaj jo vetëm gatuanin, por edhe flinin. Në momentin e shpërthimit, ata ndodheshin në gjumë.

Për pasojë, një i ri ka humbur jetën nga asfiksia, ndërsa një tjetër është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Pamjet nga vendngjarja tregojnë se ambienti është shkrumbuar pothuajse plotësisht nga flakët.

spot_img

Latest articles

Related articles