Mashtroi 288 qytetarë për 26 milionë euro dëm, Izraeliti në Tiranë refuzoi ekstradimin në Gjermani

spot_img
Advertisements

Gjykata e Lartë i ka dhënë dritë jeshile ekstradimit në Gjermani të një shtetasi izraelit të arrestuar në Tiranë në shkurt të vitit 2025.

42-vjeçari Roy Garin, me shtetësi izraelite dhe kanadeze, i njohur edhe me emrat Michael Finkle, Mike dhe Jean Meringac, kërkohet nga drejtësia gjermane si kreu i një grupi mashtruesish kibernetikë.

Sipas urdhër-arrestit të lëshuar ndaj tij nga Gjykata e Bamberg, në Gjermani, në periudhën 2015-2022 ky grup dyshohet të ketë mashtruar gati 288 qytetarë përmes investimeve, duke iu shkaktuar një dëm prej gati 26 milionë euro. Pas rrëzimit të pretendimeve për mosekstradim nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli, së fundi Gjykata e Lartë refeuzoi rekursin e bërë nga 42-vjeçari, duke i hapur kështu rrugë ekstradimit të tij drejt Gjermanisë.

Në të tre shkallët e gjyqësorit, Garin ka pretenduar se në rast ekstradimi rrezikonte një trajtim çnjerëzor dhe diskriminues në Gjermani për shkak të prejardhjes së tij hebreje. Përmes avokatit, Garin i është referuar raportit të RIAS 2024, sipas të cilit dokumentoheshin 8600 incidente antisemitike për gjysmën e parë të vitit dhe një rritje e sulmeve ndaj personave me identitet hebre.

Gjykatat e tre shkallëve kanë arsyetuar se antisemitizmi përbënte një formë urrejtjeje e diskriminimi ndaj hebrejve, por nuk lidhet me qëndrimet e qeverisë ose e gjyqësorit gjerman.

Sipas arsyetimit të Shkallës së Parë dhe të Apelit, të vlerësuara si të drejta nga Gjykata e Lartë, nuk ka raporte ose vendime të gjykatave ndërkombëtare që të evidentojnë shkelje nga autoritetet gjermane në këtë drejtim.

spot_img

Latest articles

Related articles