Shpërthim me tritol në një biznes reklamash, kamera e sigurisë “kap” dy autorët e maskuar!

spot_img
Advertisements

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme (9 dhjetor) në qytetin e Shkodrës, në lagjen “Skënderbeg”, pranë subjektit të prodhimit të reklamave “Lufa Print”, në pronësi të Lulzim Mehmetit.

Sipas burimeve policore, dy autorë të maskuar, të cilët qarkullonin me motor, janë afruar pranë biznesit, kanë vendosur lëndën plasëse dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë tregojnë dy të rinj në moshë, të veshur me kapuç dhe me fytyrat e mbuluara për të shmangur identifikimin.

Nga shpërthimi ka pasur dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore, ndërsa situata po ndiqet nga afër edhe nga Drejtori i Policisë së Shkodrës, Gent Berberi. I pranishëm është gjithashtu edhe pronari i biznesit, Lulzim Mehmeti.

Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të motivit të ngjarjes.

Latest articles

Related articles