Kontraktorët e kompanive amerikane në fushën e mbrojtjes trajnuan javën e kaluar ushtrinë shqiptare për të përdorur teknologjinë kundër sistemeve fluturuese pa pilotë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë njopfton se ky program është pjesë e Partneritetit Shtetëror të Shqipërisë me Gardën Kombëtare të Nju-Xhersit (New Jersey).
Ambasada e SHBA-së në Tiranë thekson se këto armë të avancuara amerikane për dronë forcojnë kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë dhe mbështesin misionin e NATO-s për të ruajtur sigurinë kolektive.Dronët nuk janë problem për Aleatët e NATO-s! Javën e kaluar, kontraktorët e kompanive amerikane në fushën e mbrojtjes trajnuan ushtrinë shqiptare për të përdorur teknologjinë kundër sistemeve fluturuese pa pilotë, e ofruar përmes Programit të Partneritetit Shtetëror të Shqipërisë me Gardën Kombëtare të New Jersey.Këto armë të avancuara amerikane për dronë forcojnë kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë dhe mbështesin misionin e NATO-s për të ruajtur sigurinë kolektive.



