Rama po na çon 50 vite të tjera anash si shoku Enver.
Ka qenë një batutë e Fadil Hases që thoshte se ne jemi 500 vjet pas dhe 50 vjet anash.
Një batutë brilante për të treguar se si Enver Hoxha kishte mbajtur Shqipërinë me krahun hapur 50 vjet, me bllokazh ndezur.
Ndërsa Evropa gëzonte ringritjen dhe integrimin, duke ecur në autostradën e zhvillimit, ne hanim bar anash, në lendinat e mizerjes.
Sot, Edi Rama po bën të njëjtën gjë. Shqipëria është një nga ato vende të Evropës Juglindore që ka si referencë Gjermaninë për Integrimin Evropian dhe Turqinë për sa i përket integrimit të plotë në NATO. Në sfond, një SHBA që dirigjon të gjithë procesin.
Ne sot jemi para faktit që nuk kemi një ambasador të SHBA të emëruar, që ministri i jashtëm gjerman vjen në Shqipëri dhe nuk takon kryeministrin, dhe që ministri ynë i mbrojtjes, më sa duket, nuk komunikon me homologët e Republikës së Turqisë.
Takimet e nivelit të lartë me Italinë dhe marrëveshjet me Izraelin i ngjajnë vizitave nga popujt mik të Vietnamit dhe Republikës Demokratike të Kongos në kohën e shokut Enver. Nuk kanë asnjë vlerë gjeostrategjike për integrimin dhe zhvillimin real të Shqipërisë. Janë varietet për një popull që detyrohet të rrijë anash autostradës së zhvillimit, ndërsa vendet e tjera çajnë rrugën me 130 km në orë.
Pse Edi Rama dëshiron të bëjë këtë gjë?
Ndoshta nuk dëshiron, ndoshta dëshiron, nuk dihet. Ajo që është objektive është se ai tashmë është një kalë politik i ngordhur, një burrë dy metra i gjatë, i panevojshëm dhe gallof, jashtë loje ai dhe fatkeqësisht jashtë loje edhe shqiptarët. Rrezikojmë të mbetemi kështu edhe 50 vite të tjera anash.
Edi Rama mund të jetë shumë në rregull për veten e tij. Në fund të fundit, më mirë kryepallosh i shqiptarëve sesa një pallosh si shumë të tjerë në rrugët e Parisit, do thoshte dikush.
Por për ne shqiptarët, ky është një dënim më i rëndë se komunizmi dhe fashizmi të marra bashkë.
Prandaj duhet një reagim, një rebelim.
Po kush do ta bëjë?
Një milion socialistët apo 450 mijë demokratët e doktorit?
Shqipëria është një vend i mrekullueshëm që, fatkeqësisht, banohet nga shqiptarët. Te shpresojmë në prurjet e reja nga Bangladeshi. Ata, me siguri, kanë më shumë nerv dhe do ta duan veten e tyre dhe Shqipërinë më shumë se sa ne shqiptarët!


