Qindra qytetarë i janë bashkuar Kreut të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, përpara Kryeministrisë për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës, që sipas tyre ka kapur gjithçka.
Ndërsa një natë më parë vetëm Lapaj qëndroi gjithë natën, sot do të qëndrojnë të gjithë si grup.
Ata thonë se nuk kanë dalë në emër të partisë për të protestuar por si aktivistë edhe qytetarë të thjeshtë.
Qytetarët shprehen se presin edhe të tjerë që t’i bashkohen kësaj proteste.
Një ditë më parë në një deklaratë publike, Lapaj tha se kjo protestë vjen pas tre vitesh largimi nga sheshet, duke e konsideruar 8 Dhjetorin si një datë me ngarkesë historike që sot po shkon në heshtje, pa zë, pa reagim dhe pa përgjegjësi.
Ai kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës dhe e akuzoi këtë të fundit se ka ndërmarrë një sulm politik ndaj sistemit të drejtësisë, në një kohë kur më 12 dhjetor pritet një vendim i rëndësishëm nga Gjykata Kushtetuese


