Çim Peka sulmon Flamur Nokën në sy të Berishës: Nuk ka nivel, ishte më mirë Imami, Bode, Topi

spot_img
Advertisements

Në radhët e Partisë Demokratike duket se ka nisur një përçarje e re. Çim Peka, drejtuesi i Syri.Tv, ka sulmuar numrin dy të PD-së, Flamur Noka, duke e cilësuar atë të një niveli të ulet intelektual në krahasim me kreun e PD-së, Sali Berisha.

Ndërsa kishte të ftuar sonte në studio Sali Berishën, Peka iu drejtua Berishës duke i thënë se:

“Edhe kundërshtari juaj më i madh nuk iu ka akuzuar se Berisha nuk është intelektual, pasi Sali Berisha intelektualist qëndron lart. Beteja në PD, në 35 vite, përjashto kur nuk je marrë me drejtimin, është bërë për Dyshin, jo për Njëshin. Dhe Dyshi i PD-së, nga Neritan Ceka tek Arben Imami, Ridvan Bode, Jozefina Topalli, Bamir Topi, kërcitje të madhe intelektuale me Njëshin nuk kanë pasur, ndërsa sot kërcitja intelektuale mes Njëshit dhe Dyshit është kaq e madhe, dhe këtyre iu jep të drejtë për të folur”, tha Peka

Latest articles

Related articles