Asnjë fluturim nga Air Albania për dy ditë rresht, Sinan Idrizi non Grata në Turqi

spot_img
Advertisements

Air Albania, operatori kombëtar i fluturimeve ajrore, po shfaq probleme të mëdha ditët e fundit. Sipas faqes zyrtare të Tirana International Airport, gjatë ditës së sotme, 8 dhjetor, Air Albania nuk ka kryer asnjë fluturim.Edhe për datën 9 dhjetor, në faqen e TIA nuk ka asnjë fluturim të planifikuar me Air Albania.

Agjencitë e udhëtimit thanë për Monitor se nga e shtuna operatori ajror nuk ka bërë fluturime. Pasagjerët që kishin udhëtime ndërkontinentale tranzit përmes Stambollit janë drejtuar përmes Aeroportit të Prishtinës ose atij të Podgoricës.

Për datën 9 dhjetor, ndonëse në faqen e TIA nuk shfaqet asnjë fluturim i programuar nga Air Albania, agjencitë thanë se në sistem vazhdojnë të figurojnë fluturimet.

Edhe në faqen e Air Albania është e mundur të blesh biletë drejt Stambollit nga e marta në mbrëmje

Shitja

Në mes të muajit nëntor, në një njoftim të publikuar në Platformën Turke të Transparencës Publike (KAP), Turkish Airlines deklaron: “Bordi ynë ka vendosur të shesë të gjithë pjesëmarrjen në Air Albania SHPK, në të cilën kompania jonë zotëron 49%. Zhvillime të rëndësishme do të ndajmë së shpejti me investitorët.”

Air Albania u themelua zyrtarisht më 16 maj 2018 si një partneritet publik-privat mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Linja ajrore kishte si aksioner kryesor kompaninë turke Turkish Airlines (49,12%) dhe aksionet e mbetura i ndajnë ndërmarrja shtetërore shqiptare Albcontrol (~10 %) dhe një kompani private shqiptare MDN Investment (~41 %).

Latest articles

Related articles