Shërbimet sekrete italiane përgjime masive në Tiranë

spot_img
Advertisements

Dje në Portin e Durrësit janë bllokuar pajisje të dyshuara përgjimi të sofistikuara në një automjet me tre shtetas italianë, dy prej të cilëve rezultojnë zyrtarë të Guardia di Finanza. Pas marrjes në pyetje, ata janë lejuar të largohen drejt Italisë.

Ngjarja vjen pikërisht në një kohë kur flitet për goditje të forta të krimit në aksin Tiranë–Durrës dhe për aksione të SPAK dhe partnerëve ndërkombëtarë në këtë zonë. Megjithatë, për këtë rast konkret nuk ka asnjë transparencë.

A është përgjuar dikush në Shqipëri? Janë shkelur ligjet? Janë përdorur pajisjet në ujërat territoriale apo në ujëra ndërkombëtare? Pse u lejuan të largoheshin personat pa u sqaruar çështja?

Një histori që kërkon urgjentisht përgjigje. Dhe heshtja e institucioneve vetëm sa e rëndon më shumë dyshimin.

Latest articles

Related articles