Kryeministri Edi Rama, në episodin e sotëm të podcastit të tij “Flasim”, foli lidhur me lirimin e hapësirave publike. Rama tha se deri tani në Tiranë sasia e hapësirave të çliruara ka kapërcyer mbi 100 mijë metra katrorë. Më tej shtoi se puna ka ecur edhe në Vlorë me me çlirimin e rrugës Transballkanike, një segment kyç sipas tij për industrinë kombëtare të turizmit.


