Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” Fatos Mehdi Daci, homazhet mbahen në Peshkopi

spot_img
Advertisements

Ndahet nga jeta gazetari, historiani dhe “Mjeshtri i Madh” Fatos Mehdi Daci.

Lajmi konfirmohet nga familja e të ndjerit, Jordan dhe Alban Daci, ndërsa bëhet me dije se Homazhet do të bëhen në Pallatin e Kulturës, Peshkopi nga ora 9:00-11:00, datë 8.12.2025 dhe varrimi në vendlindje, ora 13:00 në Njësinë Administrative Sllovë, Lagjja Dacallarë, Dibër

“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Babait tonë, Fatos Mehdi Daci, Mjeshtër i Madh, gazetar, historia, shkrimtar, një prej figurave më të shquara të kulturës, historisë dhe publicistikës dibrane e mbarëkombëtare. I lindur në Dacallarë, të Sllovë, Dibër, ai ia kushtoi gjithë jetën dijes, shkrimit dhe ruajtjes së vlerave identitare shqiptare.

Homazhet do të bëhen në Pallatin e Kulturës, Peshkopi nga ora 9:00-11:00, datë 8.12.2025 dhe varrimi në vendlindje, ora 13:00 në Njësinë Administrative Sllovë, Lagjja Dacallarë, Dibër, Pritja para varrimit do të bëhen tek Shtëpia Furnerale “Ija”, Rruga “Kujtim Laro”, sipër Spitalit 5, tek Oxhaku, Tiranë, nga ora 14:00 e në vijim, datë 7.12.2025. Për udhëtimin do të jetë në dispozicion një automjet për Peshkopi.

Fatos Daci ishte, Anëtar i përhershëm i Akademisë Amerikano-Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë dhe kryetar i disa shoqatave kulturore e atdhetare, Fatos Daci mbetet një prej personaliteteve më prodhimtare të letrave shqipe. Në mbi pesë dekada krijimtarie, ai botoi më shumë se 60 vepra historiko-enciklopedike, me mbi 15.000 faqe, duke dokumentuar jetën, historinë, traditat dhe figurat e Dibrës e të mbarë shqiptarisë. Ai botoi mijëra portrete, mijëra emra e dëshmi historike dhe ilustroi veprat e tij me mijëra fotografi të rralla, duke lënë një trashëgimi të pazëvendësueshme.

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, ai u nderua me tituj të shumtë, mes tyre “Mjeshtër i Madh”, si dhe u shpall disa herë “Qytetar Nderi” nga Bashkia Peshkopi, Komuna Dibër e Madhe, Maqedoni dhe disa komuna të Dibrës.

“Fatos Daci largohet nga jeta, por jo nga kujtesa jonë, ai lë pas një pasuri të pamatë shpirtërore e dokumentare, që do t’i shërbejë brezave përjetësisht.

Pritje do të ketë edhe me datë

9.12.2025 nga ora 08:00 e në vijim.

I paharruar qoftë kujtimi i tij.

Familja!”, shkruhet në deklaratën e familjarëve.

Latest articles

Related articles