Një grup gazetarësh shqiptarë nga Tirana dhe Prishtina, përfaqësues të disa mediave, u ftuan nga ambasada e Izraelit për të vizituar vendin, në përvjetorin e masakrës së 7 tetorit 2024. Në një ndërmarrje krejt normale, qeveria izraelite u kujdes për mikpritjen dhe organizoi një tur në zonat që gazetarët propozuan ose shprehën interes. Kjo praktikë është e zakonshme në shumë vende të botës, madje edhe në vendet arabo-islamike të Gjirit.
Pak kohë më parë gazetarë shqiptarë kanë qenë në Iran dhe të tjerë në Kinë. Po ashtu në SHBA apo Japoni dhe askush nuk ka vënë dyshim integritetin e tyre profesional.
Është e papranueshme që gazetarët të sulmohen me prapavijë radikale për qëllime poshtërimi apo intimidimi.
Gazetarët udhëtojnë, shohin dhe raportojnë.


