Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka birësuar një qen, i cili ishte rrahur dhe u fut në qese plehrash së bashku me disa pula të ngordhura. Kjo ngjarje mendohet se ka ndodhur në lagjen Kiras të qytetit të Shkodrës.
Sipas raportimeve të mediave, dyshohet se kafsha kishte sulmuar disa pula, dhe pronari i këtyre të fundit vendosi ta ndëshkonte qenin në mënyrë çnjerëzore.
Vullnetarët e organizatës së mirënjohur “Animals Need Me” në Shkodër ishin të parët që e panë dhe reaguan.Ata e gjetën qenin të futur në qese bashkë me pulat e ngordhura, ende gjallë.


