Prokuroria e Posaçme (SPAK), këtë të premte ka marrë të pandehur kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi.
Në media raportohet se Bufi është e marrë e pandehur për veprën penale “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike”.
Po ashtu bëhet me dije se hetimi ndaj Bufit filloi pas një kallëzimi të mbërritur në SPAK.
Kujtojmë se në SPAK janë depozituar tre kallëzime ndaj Bufit.
Kryebashkiakia e Roskovecit, është paraqitur dy herë në SPAK dhe ka dhënë deklarimet e saj për prokurorët.


