Miliarderi Samir Mane në Panairin e Librit. Titujt e blerë ngjallin kureshtje

spot_img
Advertisements

Edhe këtë vit, vizita e Samir Manes në Panairin e Librit në Tiranë nuk kaloi pa u vënë re.

Fotografi jonë ka fiksuar momentet kur ai shfleton librat mes stendave, një ritual i përvitshëm për sipërmarrësin që, pavarësisht axhendës së ngarkuar, gjen gjithmonë kohë për të zgjedhur titujt e rinj.

Në mënyrë ekskluzive, mësohet se cilët libra ka blerë këtë vit Samir Mane, një listë që çdo vit ngjall kureshtje te publiku.

Titujt e blerë:

  • “Ndëshkimi i dytë i Evës” – Artan Fuga
  • “Shakaja” – Milan Kundera
  • “Të vërtetat që besoj” – Agron Aranitasi
  • “Të poshtëruar: Të mbijetosh në botën e ekstremeve” – Lea Ypi
  • “Një ditë tjetër” – Mira Kazhani
  • “11 Presidentët” – Roland Qafoku
  • “Historia e filozofisë perëndimore” – Bertrand Russell

Latest articles

Related articles