6 persona janë shpallur në kërkim për ndërtimin pa leje të tre vila në një zonë rezidenciale në Sauk. Ndërkohë, në pranga kanë rënë 5 inspektorë të IMT.
Duke shpërdoruar detyrën, lejuan ndërtimin pa leje të tri objekteve në një zonë rezidenciale në Sauk, vihen në pranga 5 inspektorë të IMT Tiranë dhe në hetim 1 tjetër. Shpallen në kërkim 3 shtetas me të njëjtën detyrë.Më tej, vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë (administratorë të subjektit ndërtues dhe zbatues të projektit për ndërtimin e tri objekteve).
Pak ditë më parë u raportua se vilat po ndërtoheshin nga Vladimir Kosta, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe i “përkëdheluri me leje” nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Ditën e sotme, policia njofton se ka arrestuar 5 inspektorë të IMT Tiranë me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi lejuan ndërtimin pa leje të tri objekteve në një zonë rezidenciale në Sauk. Po ashtu në pranga ranë drejtuesja teknike dhe inxhinieri i subjektit për llogari të të cilit janë ndërtuar tri objektet.
Në operacionin policor “Wrong Project” u ndaluan 5 inspektorët:
Inxhinieri i subjektit Ritvan Gjikolaj.
Gjergji Male,
Krenar Rexhepi,
Aldo Dubi,
Odise Cenaj,
Endri Dervishi,
Drejtuesja teknike Bianka Xhumari,


