Zhaklin Lekatari ishte e ftuara e mbrëmjes së të shtunës në emisionin “Arnautistan”.
Lekatari u ndal te sjelljet seksuale jo të zakonta.
Koprofilia është një devijancë sepse dëmton tjetrin. Po t’i futemi, përpos anatemimit dhe shfrytëzimit, shohim edhe anën e higjienës.
Këto sjellje seksuale edhe në bazë të literaturës janë sjellje devijonte. Edhe unë mendoj që ajo që në Shqipëri quhet perverse, ndoshta nuk është fare e tillë. Por literatura e ka një ndarje të qartë. Në momentin që dëmtojmë të tjerët, kjo është devijante.
Lekatari tha më tej se edhe në Shqipëri ka lulëzim të turizmit seksual.
Vitin e fundit kam bërë një studim me tetë qendra të dnryshme që rekrutojnë vajza kryesisht nga Amerika Latine, por edhe nga Kina. Rekrutohen për punë që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e shtëpisë dhe vijnë këtu të zbulojnë që puna që duhet të bëjnë është një tjetër. Vijnë këtu dhe përdoren si punonjëse seksi. Nuk ndodh vetëm në Dubai, ndodh edhe në Shqipëri.


