VIDEO: Goli i Arbër Hoxha vendos duelin mes pretendentëve për titull në Kroaci

spot_img
Advertisements

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi Arbër Hoxha vazhdon të shfaqë një formë spektakolare në Kroaci, me paraqitje mbresëlënëse dhe me gola të jashtëzakonshëm.

I tillë ka qenë edhe ai i shënuar mbrëmjen e së shtunës në kampionatin kroat, ku Dinamo e Zagrebit u përball me kampionët e Rijekës, në një sfidë direkte mes pretendentësh për titullin kampion.

Hoxha, i aktivizuar si titullar, pa skuadrën e tij të kalonte në avantazh e më pas të arrihej nga miqtë falë golit të ish-mesfushorit të Tiranës, Merveill.

Por në minutën e 84-t, Hoxha tregoi aftësitë e tij me një gol të pabesueshëm.

Ai mori topin në krahun e majtë dhe pastaj nga një kënd i pamundur, lëshoi një goditje të kalibruar që shkoi mbi portierin dhe përfundoi në rrjetë, për t’i dhënë përsëri avantazhin ekipit të Dinamos së Zagrebit.

Latest articles

Related articles