Bashkëpunëtorët e ngushtë të Belinda Ballukut, kanë fshirë fotografitë me të nga rrjetet sociale, pasi zëvendës-kryeministrja u mor e pandehur nga SPAK, sipas gazetarit Flavio Qarri.
Ai ka bërë një vëzhgim në rrjetet sociale, ndër të tjera dhe në profilet e disa prej personazheve që u angazhuan fuqishëm në fushatën elektorale të Belinda Ballukut, ku ka zbuluar se shumë prej tyre i kanë fshirë fotot e saj.
“A është ky preludi i zhdukjes së Belës edhe nga qarkullimi jo vetëm nga interneti? Ka dështuar takimi i orëve të vona mbrëmë në Kryeministri?”, pyet gazetari Qarri.
Postimi i plotë:
Lamtumirë Belinda
Bashkëpuntoret zhdukin çdo gjurmë të saj
Të premten e zezë të 31 tetorit pushteti mediatik i socialistëve është përpjekur ta minimizojë. Vdekja e Nanos, e më herët gjyqi i Veliajt ishin stuhia perfekte për Belinda Ballukun bashkë me heshtjen e zhurmshme të mediave kombëtare për të kaluar sa më lehtë kafshatën e pakapërdijshme të spak. U krijua madje nënkuptimi se Rama nuk do e shesë si të tjerët por një zhvillim i beftë ka ndodhur. Enturazhi i ngushtë saj prej dy dekadash ka zhdukur çdo gjurmë të këtij bashkëpunimi nga rrjetet sociale. A është ky preludi i zhdukjes së Belës edhe nga qarkullimi jo vetëm nga interneti? Ka dështuar takimi i orëve të vona mbrëmë në Kryeministri?
P.S përmendje të veçantë meriton vetëm asistentja e saj e cila ende ruan postimet e garës së dikurshme se kush servilosej e para duke postuar fotot e shefes. Të tjerat dinë diçka më shumë.



