Për shumë arsye dhe mos-arsye.
Arsyja kryesore është se ata po e presim rënien e këtij pushteti, që më pas ta marrin për veten e tyre dhe ndërkohë kanë vetëm një qëllim: zhdukjen e çdo alternative tjetër.
Mos-arsyeja tjetër është hedonizmi i tyre nihilist. Si komunistë që janë ata nuk besojnë as në Zot dhe as në njeri, ata besojnë tek asgjëja. Si hedonistë që janë, ata kanë një kënaqësi perverse nga asgjëja dhe kotësia në përgjithësi.
E thënë ndryshe, militantët e lëvizjes Bashkë, do gjenin arsye për kënaqësi autoerotike edhe nga egrasia e një muri të rrjepur. Ashtu janë gatuar.
Kështu që ata nuk bashkëpunojnë me njeri tjetër përveç sektit të tyre politik, sepse ata janë mirë nën pushtetin aktual. E vetmja gjë që do i bënte të ndjeheshin më mirë se kaq, do ishte rënia e pushtetit aktual pa asnjë alternativë tjetër. Kështu, në atë situatë, pa asnjë alternativë tjetër vërdallë, ata do kërkonin të na bënin të gjithë si vetja.
Do na rreshtonin para një muri me egrasi, të rrjepur, e ashtu në atë pozicion, do na urdhëronin të gjithëve që të gjenim kënaqësinë tonë nëpërmjet autoerotizmit, kot, pa ngjizje, gjë që veç ata mund të ideojnë.
Pra paska dhe më keq se komunistët!
Sikur Qorri të ishte një opozitar, një shqiptar i pakorruptuar nga ideologjia komuniste, atëherë ai do të thërriste përkrahësit e tij dhe do t’i pyeste:
- A i fitojmë dot zgjedhjet? – Jo!
- A do mbështesim dikë kundër këtij pushteti? – Po!
- Kë të mbështesim? – … (Pse jo Binajn?)


