Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur masa sigurie ndaj dy ish-inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv. GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për inspektorin Olsi Jarazi dhe ‘arrest shtëpie’ për inspektorin Luan Sadikaj, të cilët dyshohet se kanë marrë shumat monetare 900.000 lekë dhe 10.000 dollarë një biznesmeni në Korçë me inicialet J. S.
Rasti korruptiv mësohet të jetë regjistruar më datë 01 nëntor të vitit 2021.
Hetimet zbuluan se ata kishin marrë ryshfet në vlerë prej 900 mijë lekësh dhe 10 mijë dollarësh për të mos ndëshkuar një subjekt privat në Korçë, i cili operonte pa dokumentacionin ligjor të nevojshëm. Masat e sigurimit u ekzekutuan më 27 shtator me ndihmën e Policisë së Shtetit. Procedimi penal vijon në Prokurorinë e Posaçme për veprime të mëtejshme



