Profesori italian, në qeli në Fier. Shkaktoi aksident të rëndë, u largua nga vendi i ngjarjes

spot_img
Advertisements

Aksidenti rrugor ndodhur në Qafën e Koshovicës në Fier më tetë gusht me pasoja fatale për jetën e një djali 15 vjec u shkaktua nga një profesor italian. Policia e Fierit edhe dy ditë më pas sqaroi se Michele D’Angelo, 44 vjeç, profesor i biologjisë në Universitetin e L’Aquila-s, I ka prerë rrugën automjetit që u aksidentua, por vëmëndja e publikut ishte tek Klajdi Musta dhe veprimi I tij heroik. Efektivi i Policisë së Fierit, rrezikoi jetën dhe u lëndua teksa nxorri nga automjeti I aksidentuar, anëtarët e një familjeje nga Patosi mes të cilëve edhe 15 vjecarin që ndërroi jetë dy ditë më pas, në spitalin e Traumës. Ndërkohë, drejtuesi që I preu rrugën makinës së tyre, ishte larguar nga vendngjarja.

Policia arrestoi profesorin italian dy ditë më pas. Ai ndodhet në burgun e Fierit në pritje të përfundimit të hetimeve. Por statusi I tij shoqëror që nuk e pengoi të shkaktonte një aksident, madje të largohej nga vendngjarja, po bëhet shkak që të kërkojë trajtim privilegjues nga drejtësia shqiptare.

Sipas prokurorisë së Fierit, D’Angelo dyshohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe mosdhënie ndihme pas aksidentit. Ndërsa avokati I tij pretendon se ai po ecte me shpejtësi të ulët dhe nuk mund të shmangte përplasjen me një automjet tjetër. Largimin nga vendngjarja, avokatët e justifikojnë me “panikun” që përfshiu profesorin.

spot_img

Latest articles

Related articles