14 vjetori i ndarjes nga jeta i aktorit të madh, Vasillaq Vangjeli

spot_img
Advertisements

Sot është 14 vjetori i ndarjes nga jeta i aktorit të madh Vasillaq Vangjeli që shkëlqeu në ditën e parë në Teatrin Kombëtar duke marrë role të mëdha. Ai është në nivelin e Vangjush Furxhi e Aqim Qirjaqit. Partia nuk ja fali suksesin e menjëhershëm në Teatër. Ai kishte një vrull që kolektivi i partisë nuk e donte. Prishte ekuilibra. Kishte talent. Mediokrit e sulmuan. I bënë skemën. Kolektivi i partisë vendosi ta hiqte nga Teatri kombëtar për ta çuar tek Estrada e Tiranës. Të mbytej me amatorët. Ai u mbyt në shishen e rakisë. I vetëm, pa të tjerë, të humbte dhimbjen. Punoi pa dëshirë. E kishin futur në kurthin e roleve banale. Ja hoqën skenën e madhe, dritat e prozhektorëve, adhurimet e spektatorëve. Edhe tek “zonja nga qyteti”, një banalitet maoist, ai shkëqeu me një të qeshur të llahtarshme.
Vaso u hakmorr gjatë regjimit demokratik me rolin e Enverit tek komedia “Gjuetia e fundit”: një kryevepër e humorit satirik që shkatërroi komandantin në mendjen e gjenerateve të reja.
Personalisht e kam takuar disa herë në vitet e fundit të jetës tek lokali 888 tek ish Ekspozita, me Robert Ndrenikën, të cilin e mundte edhe në pleqni për freskinë e batutës.

spot_img

Latest articles

Related articles