Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me tentativën e Bledar Selmanajt për t’u arratisur nga burgu i Fierit.
Sipas burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për të realizuar tentativën e tretë të arratisjes, Selmanaj kishte lidhur dorën me një peshqir dhe kishte tentuar të çante suvanë e qelisë së tij, duke hapur një vrimë në mur.
Pasi ka arritur të dalë nga qelia, ai ka shfrytëzuar tubat e kullimit për të ngjitur tarracën e burgut. Me vete kishte një litar, të cilin planifikonte ta përdorte për të zbritur dhe për t’u larguar nga qelia. Por, tentativa e tij u frenua nga stafi i sigurisë, i cili arriti ta kapte duke e dërguar në izolim.
Ndërkohë, në shtator të 2021, ai ka tentuar të vetëvritet teksa vuante ndodhej në Burgun e Peqinit, por u pikas nga gardianët, pa mundur ta finalizojë aktin ekstrem. Po në dhjetor të 2021, Selmanaj ka tentuar të arratiset nga spitali i burgut në Tiranë, ku ishte për mjekim.
Bledar Selmanaj është dënuar për vrasjen me armë zjarri të mikut të tij, 25-vjeçarit Xhulian Bullari në vitin 2021 në fshatin Babicë të Vlorës. Ai u arrestua zonën e ish-Bllokut në Tiranë, katër ditë pas krimit.



