Trump: Rrëzoni avionët rus sapo të hyjnë në hapësirat ajrore NATO

spot_img
Advertisements

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se vendet anëtare të NATO-s duhet të rrëzojnë avionë rusë, nëse këta shkelin hapësirën e tyre ajrore. Trump e bëri deklaratën gjatë një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara do të mbështesnin një vendim të NATO-s për të ndërmarrë veprime të tilla ushtarake ndaj Rusisë, Trump u përgjigj: “Po, e besoj këtë”, duke lënë të kuptohet se është i hapur për një qasje më konfrontuese nëse Rusia shkel kufijtë ajrorë të aleatëve të NATO-s.

Ndërsa kur u pyet nëse do të mbështeste ushtarakisht aleatët e NATO-s në një përshkallëzim të mundshëm, Trump tha se kjo do të varet nga rrethanat. Sa i përket marrëdhënieve me presidentin rus Vladimir Putin, Trump nuk dha një përgjigje të qartë nëse vazhdon ta besojë apo jo.

“Do t’ju them për këtë brenda një muaji”, tha shkurtimisht.

Ai tha gjithashtu se planifikon të telefonojë kryeministrin hungarez Viktor Orban për ta nxitur atë të ndalojë blerjen e naftës ruse, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të ushtruar presion mbi aleatët e NATO-s që të ndërpresin lidhjet e tyre energjetike me Moskën.

spot_img

Latest articles

Related articles