Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar me një përgjigje zyrtare Këshillit Bashkiak, duke kundërshtuar mënyrën se si është trajtuar procedura për shkarkimin e tij.
Në letrën dërguar Këshillit, Veliaj thekson se komunikimi i Sekretarit të Këshillit Bashkiak nuk ka vlerë vendimmarrëse dhe tejkalon kompetencat e tij, pasi ky është vetëm funksionar administrativ e jo organ politik. Ai argumenton se garantimi i së drejtës kushtetuese të Kryetarit për t’u dëgjuar, nuk mund të reduktohet në një njoftim formal, por kërkon proces të plotë, me të drejtë mbrojtjeje.



