Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, bën lëvizjen e parë pas marrjes së detyrës, duke shkarkuar zv.ministrin e Brendshëm Andi Mahila.
Mahila si zëvendës ministër kishte përgjegjësi për fushën e Emigracionit dhe Azilit.
Shkak për shkarkimin e tij të menjëhershëm nga detyra mësohet të jetë bërë një foto e shkrepur nga një qytetar teksa shihet Andi Mahila duke pirë cigare në ambientet e brendshme të zyrës së tij.



